Login
  Macedonia legal
socialization project
ENG / MAK / ALB / TUR

KULTURA JURIDIKE
Doracak plotësues për nxënësit e klasës së shtatë

PARATHËNIE

Gjatë 20 viteve të kaluara, Republika e Maqedonisë ndërton shoqëri demokratike, vlerat e së cilës janë inkorporuar edhe në kurikulat e arsimit. Pikërisht për këtë shkak edhe sistemi i përgjithshëm arsimor në vend synon edukimin e të rinjve, të cilët më vonë do të marrin pjesë aktive në ndërtimin e një shoqërie të fuqishme qytetare dhe vendosjen e plotë të sundimit të së drejtës. Këta të rinj, do të jenë ata të cilët do ta vendosin dhe zhvillojnë shoqërinë demokratike, të bazuar mbi sundimin e së drejtës, ndërsa në një sistem të këtillë kultura juridike do të jetë strumbullari i shoqërisë.

MEDIAT SOCIALE NË SHKOLLË

 

Fllajer - Kultura Juridike

Info broshurë - Kultura Juridike

Kultura Juridike - Doracak plotësues për nxënësit e klasës së shtatë


ph-int logo

QËLLIMET DHE SYNIMET E PROJEKTIT

Qëllimi i Programit për socializim juridik në Maqedoni (PSJM) është përforcimi i kuptimit dhe respektit tek të rinjtë për sundimin e ligjit, si dhe zvogëlimi i nivelit të kriminalitetit të të miturve dhe delikuencës. PSJM e trajton këtë qëllim përmes qasjes që krijon partneritete të bashkëpunimit mes të rinjve, edukatorëve, zbatuesve të ligjit dhe profesionistëve të drejtësisë për të miturit në mjediset e përziera etnike, ku do të implementohet sistemi i posaçëm i mësimit në shkolla që bazohet në përvojën e nxënësve.

Pilot-programi i PSJM-së do të përfshijë 300-360 të rinj në tre komuna të Republikës së Maqedonisë, duke bashkuar 30 mësimdhënës dhe 12 efektivë policorë si ekipe mësimdhënëse që do të punojnë me të rinjtë në shkolla, përmes aplikimit të qasjes së fokusuar tek nxënësit për transferin e diturisë dhe aftësive mbi ligjin, procedurat juridike dhe Kodin e shqyrtuar penal, në drejtim të krijimit të kuptimit dhe raporteve gjegjëse.

Synimet konkrete të projektit janë: (a) rritja e numrit të të rinjve në Republikën e Maqedonisë që kanë kuptim më të gjerë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre si qytetarë; (b) krijimi i partneritetit mes Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ministrisë së punëve të brendshme dhe institucioneve tjera relevante që rezultojnë me programe të reja mësimore për nxënësit e Republikës së Maqedonisë, që e
Merita Maksuti, Program Director
Phone: +389 2 3105 432
Mobile: +389 70 337381
E-mail: merita.maksuti@ph-int.org
Biljana Nastovska, Program Specialist
Phone: +389 2 3105 432
Mobile: +389 70 400 422
E-mail: biljana.nastovska@ph-int.org